Politike

Në qershor hyn në fuqi rritja e rrogave, Rama: Arrijmë objektivin 900 euro paga mesatare

Gazeta Si - Kryeministri Edi Rama ka thënë se në muajin qershor hyn në fuqi rritja e pagave për punonjësit e administratës.

Në fjalën e tij, ku kreu i qeverisë foli për modernizimin e administratës, deklaroi se me këtë rritje arrihet objektivi 900 euro paga mesatare.

Kryeministri tha se kjo nuk do të jetë fundi i rritjes së pagave, por është një rritje domethënëse për një periudhë të caktuar kohe.

Pjesa më sfiduese tha kryeministri është edhe rritje e pensioneve, për të cilat tha se do të nisin rritjen e pensioneve më të ulëta, pasi siç u shpreh ai ka një numër pensionistësh që marrin më pak se 150 euro në muaj.

"Në qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave dhe kështu të gjithë do të kenë rritje në pagën e tyre dhe do të arrijmë objektivin që kemi shpallur që paga mesatare në sektorin publik të jetë 900 Euro dhe patjetër që paga mesatare në sektorin publik do të jetë 900 Euro. Qershori është muaji i fundit me këtë pagë që keni. Paga e radhës do të jetë paga e rritur dhe është një rritje e konsiderueshmë. Është një rritje domethënëse për një periudhë kohe, - tha Rama. - Na duhet të shikojmë pak më shumë se si të bëjmë edhe pjesën më të vështirë, më sfiduese që është duke filluar nga pensionet më të ulëta, të rrisim mbështetjen për pensionistët sepse kemi një numër të konsiderueshëm që marrin pension nën 150 Euro. Të gjithë na thonë që tek pensionet të bëjmë kujdes sepse është një peshë shumë e rëndë dhe zonja që mori vlerësimin në administrimin e financave e di shumë mirë se për çfarë po flas. Besoj se do të hedhim një hap edhe në atë drejtim".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë