Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zëmblak të Korçës, ku burri ka vrarë gruan.
Trupi i pajetë i 46-vjeçares e identifikuar si Luiza Mullalli është gjetur mbrëmjen e sotme në një gropë septike pranë banesës së saj.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj, Gjergj Mullalli.
Ata ishin në proces divorci, ndërsa viktima ishte me urdhër mbrojtjeje. Ajo jetonte me dy vajzat në Greqi, ndërsa autori jetonte me djalin në Zëmblak.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




