Dhjetëra kosovarë kanë marshuar në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, në përkrahje të palestinezëve. Një konflikt i ri mes militantëve palestinezë dhe ushtrisë së Izraelit, ka hyrë në ditën e pestë dhe tashmë ka frikë se mund të fillojë një luftë e re.
Marshi i shqiptarëve të Kosovës u mbajt në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe filloi në orën 12:00. Aktivitetin u organizua nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe sipas organizatorëve kishte për qëllimin solidarizimin me popullin palestinez i cili është duke u ballafaquar me spastrim etnik nga shteti i Izrealit.
“Aktualisht populli palestinez në Jerusalemin lindor është duke u ballafaquar me spastrim etnik nga shteti i Izrealit. Si pasojë e sulmeve dhe dhunës së përdorur nga autoritetet israelite vetëm përgjatë kësaj jave janë vrarë gjithësej 24 palestinezë, përfshirë këtu 9 fëmijë, duke lënë edhe qindra të lënduar. Përveç kësaj, dhuna sistematike është duke eskaluar edhe me dëbime dhe uzurpime të shtëpive të palestinezve në Jerusalem. Shtypja dhe mbajtja nën dhunë të vazhdueshme e popullit palestinez nga Izraeli fashist është cënim i të drejtave fundamentale dhe lirisë së popujve kudo dhe duhet kundërshtuar në mënyrë universale nga të gjithë ne. Ne do të ngrihemi kundër padrejtësive dhe dhunës shtetërore, kudo qoftë ajo. Në solidaritet me popullin palestinez dhe rezistencën e tyre”, shpreheshin organizatorët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




