Nga Gazeta ‘Si’ – Me prurjet e larta turistike po rriten edhe netëqëndrimet e pushuesve të huaj.
Në publikimin e INSTAT për strukturat akomoduese, të dhënat tregojnë se gjatë muajit prill ka patur një rritje të numrit të vizitorëve me 55.6% krahasuar me prillin e 2022-shit.
Numri i vizitorëve rezident është rritur me 26.5% ndërsa numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 85.6%.
Edhe numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 81.0 %, në krahasim me prillin e vitit të shkuar ku zgjerimin më të lartë e ka shënuar numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident me 94.9%.
Numri i netë qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 62.6%.

Sipas të dhënave, numri i vizitorëve jo-rezident që janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 88.7%.
Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 88.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Rritet shfrytëzimi i dhomave
Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.
Gjatë prillit norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 13.5%, kundrejt 10.2% që ishte në muajin prill të 2022-shit.
Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 16.8%, kundrejt 9.4% që ishte në prillin e vitit të shkuar.
Gjithsej u shënuan rreth 68 mijë netëqëndrime në strukturat akomoduese sipas INSTAT.
Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se në prill hyjnë në vend gjithsej rretj 614 mijë shtetas të huaj. Nga të dhënat rezulton se rreth 11% e turistëve rrinë në hotele të paktën një natë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




