Ka ndodhur

Në pranga dy persona në Tiranë, vjedhin kasafortën në një subjekt privat

Gazeta Si – Dy persona kanë rënë në pranga në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për vjedhjen e një kasaforte në një biznes privat.

Në kuadër të operacionit të koduar “Liqeni” është bërë i mundur ndalimi i dy të rinjve, 19 dhe 24 vjeç dhe është shpallur në kërkim një 53-vjeçar.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur kasafortën, dy njësi qendrore dhe një aparat celular, në një subjekt privat.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2023, kanë vjedhur në një subjekt privat për tregtimin e pijeve alkoolike, një kasafortë, një aparat celular dhe dy njësi qendrore. Më pas, ata e kanë hedhur kasafortën e vjedhur, në liqenin artificial të Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë