Ka ndodhur

Në pranga 5 shqiptarë; Shisnin drogë në Itali

Policia italiane ka arrestuar 5 shqiptarë nën akuzën e shitjes së lëndës narkotike kokainë. Operacioni i quajtur ‘Karantina’ zbuloi se shqiptarët kanë furnizuar sheshin Terni me rreth 3 kg kokainë brenda një periudhe prej 10 ditësh.
Ndër të tjera bëhet me dije nga mediat italiane se operacioni nisi gjatë muajit mars të vitit të kaluar, kur u arrestua një tjetër shqiptar dhe i’u sekuestruan rreth 500 gram kokainë të ndara në doza dhe një sasi prej 14,000 euro.

Mediat italianë shkruajnë se shqiptarët kishin marrë me qira një banesë posaçërisht për veprimtarinë e trafikut të drogës. Ndërkaq gjatë aksionit u sekuestruan rreth 300 gram kokainë, material për paketimin e dozave, peshore elektronike si dhe një vlerë monetare prej 5,000 eurosh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë