Ka ndodhur

Në pranga 24-vjeçari, po transportonte emigrantë të paligjshëm

Një 24-vjeçar, i dënuar më parë për transportim emigrantësh të paligjshëm është arrestuar. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qafë Plloça”, i finalizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë më 3 mars 2020,  policia në Durrës ndaloi Eralind Pirraçi, banues në Durrës.

I riu është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Pirraçi, më 3 mars të 2020, në bashkëpunim me tre persona të tjerë që janë arrestuar në kuadër të këtij operacioni u kapën duke transportuar me një mjet tip “Volkswagen” dhe një mjet tip “Benz”, 8 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit prej 300-350 euro. Emigrantëve u është premtuar që do t’i kalonin drejt vendeve të BE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë