Ekonomi

Në prag të sezonit veror, Shqipëria kërkon 20 mijë punëtorë nga Filipinet

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria ka kërkuar 20 mijë punonjës nga Filipinet, në prag të sezonit veror.

Departamenit i Punonjësve Emigrantë atje ka njoftuar se Shqipëria kërkon punëtrë për në sektorin e hotelerisë.

Një vit më parë, qeveria shqiptare bëri një kontratë me Filipinet, për 30-40 mijë punonjës përballë një mungesë të theksuar të forcës punëtore në vend. Me anë të disa ndryshimeve ligjore, qeveria ka lehtësuar këtë proces duke shmangur tatimin për agjencitë e punësimit të punonjësve të huaj. Ndërkohë ka thjeshtësuar edhe procedurat për leje qëndrim apo marrjen e shtetësisë shqiptare. Deri në vitin 2024, rreth 10 mijë të huaj ishin në marrëdhënie pune në vendin tonë.

Nga bar-restorantet tek ndërtimi, bizneset shqiptare po vuajnë mungesën e punonjësve duke rritur edhe kostot për to. Në një vrojtim, Banka e Shqipërisë paralajmëroi bizeset vendase që të analizojnë me kujdes trendet demografike si dhe nivelit të produktivitetit e konkurrencës, kur bëhet fjalë për rritje pagash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë