Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste që u zhvillua mëngjesin e kësaj të hëne, u nis për në Kosovë, ku është pritur fillimisht nga presidentja Vjosa Osmani.
Pas takimit me Osmanin, ai u prit me ceremoni zyrtare dhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala në Prishtinë, dedikuar gjyqit në Hagë kundër ish krerëve të UÇK-së.
Kryeministri e cilësoi Prokurorinë Speciale të Hagës si një “prokurori idiotësh” pasi ka kërkuar 180 vite burg për 4 ish udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shtuar se nuk ka mundur që të provojë asgjë nga akuzat që ka ngritur kundër tyre.
Kjo vizitë e kryeministrit Rama në Kosovë vjen vetëm një ditë para se të kremtohet 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, ku janë parashikuar të zhvillohen organizime të ndryshme, mes të cilave edhe protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK të thirrur nga platforma “Liria ka emër”. Slogani i kësaj proteste është “Drejtësi, jo politikë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



