Gazeta Si – Në Portugali, qendra e djathtë e kryeministrit në largim Luís Montenegro fitoi zgjedhjet parlamentare të së dielës.
Partia e tij Aleanca Demokratike kaloi 32 për qind, duke u përmirësuar me gati 5 pikë në rezultatin e zgjedhjeve të fundit, por me shumë gjasa pa arritur shumicën (si herën e kaluar).
Partia e ekstremit të djathtë Chega bëri shumë mirë, duke konkurruar me socialistët për vendin e dytë deri në fund.
Rezultati i Chega-s me këto përqindje, është gjithsesi i jashtëzakonshëm: në zgjedhjet e fundit sipas rendit kronologjik, ato europiane në qershorin e kaluar, ajo kishte dalë e treta, duke përgjysmuar konsensusin krahasuar me 18 për qind të marrë në vitin 2024, në zgjedhjet e mëparshme parlamentare.

Të dielën, megjithatë, ajo arriti rezultatin e saj më të mirë ndonjëherë (u themelua në vitin 2019).
Të dielën mbrëma, lideri i Chega-s, André Ventura tha se partia e kishte “vrarë bipolarizmin”, duke iu referuar sistemit institucional portugez të dominuar për dekada nga dy partitë kryesore (të qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë).
Madje, gjatë fushatës elektorale Ventura u shtrua dy herë në spital për sëmundje kalimtare.
Për sa i përket mandateve, nëse projeksionet konfirmohen gjatë ndarjes së vendeve, qendra e djathtë do të rrisë numrin e deputetëve në parlamentin njëdhomësh, por pa arritur shumicën (nga 116 nga 230).
Exit poll-et i dhanë Aleancës Demokratike një maksimum prej 96 vendesh; socialistëve të 63 dhe Çega-s nga 61.
Siç u përmend, këto ishin zgjedhje të parakohshme. Në mars, qeveria e Montenegros ra për shkak të një mocioni mosbesimi të mbështetur nga Partia Socialiste dhe Chega.
Opozita e kishte akuzuar për konflikt interesi për përfshirjen e tij në një kompani, klientët e së cilës ishin kompani që punonin me qeverinë.
Deri atëherë, socialistët kishin garantuar mbijetesën e qeverisë së pakicës, me një lloj mbështetjeje të jashtme: zgjedhjet e marsit 2024, në fakt, kishin qenë në thelb një barazim midis dy partive të mëdha.
Këtë herë hendeku është zgjeruar ndjeshëm: për socialistët rezultati ishte katastrofik dhe vë në pikëpyetje udhëheqjen e Pedro Nuno Santos.
Marrëveshja e legjislaturës së kaluar kishte për qëllim pengimin e Montenegros nga aleanca me Chega-n: gjatë fushatës elektorale ai dhe Nuno Santos ishin të paqartë për ta përsëritur atë.
Të dielën në mbrëmje, Ventura kërkoi të përfshihet në qeverinë e ardhshme.
Për të shmangur këtë, Montenegro mund të përpiqet të formojë një qeveri tjetër të pakicës ose të kërkojë aleatë në parlament, duke filluar me Nismën Liberale centriste.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.