Nga Gazeta ‘SI’ – Ndërsa autoritetet kërkojnë zgjidhje, paraja cash dominon ende ekonominë e vendit.
Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitimet e parasë cash në sportelet e bankave kanë shënuar rritje me 7.1% gjatë 2024-s, duke prekur një vlerë rekord, prej më shumë se 1.7 trilionë lekësh.

Banka nuk jep detaje për kanalizimin e këtyre parave sipas produkteve bankare. Shifra e depozituar në cash është më e lartë se stoku i depozitave në sistemin bankar.
Në fund të vitit 2024, më shumë se 423 miliardë lekë qarkullojnë jashtë sistemit bankar në Shqipëri, pra cash, ndërsa paraja totale arriti një nivel rekord, 1.819 trilionë lekë.
BSH raporton se ka një tendencë në rritje për përdorimin e kartave dhe pagesave elektronike, pasi janë ulur transaksionet e tërheqjes së parave fizike, rreth 9 miliardë lekë.
Vlera e lartë e cash-it në qarkullim ka shqetësuar vetë Bankën dhe qeverinë, të cilat kanë parashikuar vendosjen e një kufiri për pagesat me para në dorë, deri në 150 mijë lekë . Nuk ka një vlerë të miratuar, por propozimet janë dy; 70 mijë lekë ose 150 mijë lekë.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, pak kohë më parë deklaroi se paraja cash e dëmton PBB-në e vendit me 1%. Përballë Komisionit të Ekonomisë, Guvernatori Gent Sejko pranoi dhe ndikimin e parasë informale në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.