Nga Gazeta ‘SI’ – Nga korriku 2021 në qershorin 2022, në Shqipëri kanë “hyrë” rreth 4.5 mld dollarë vlerë kriptomonedhash. Kështu raporton Chainalysis, kompania më e madhe e të dhënave për kriptot në botë. Për këtë periudhë, Shqipëria është vendi i dytë në rajon me vlerën më të lartë, pas Serbisë, e cila ka pasur rreth 13 mld dollarë.
Nga raporti i vitit 2021, vlera e kriptove në Shqipëri është rritur më pak se 1%, por gjatë vitit të shkuar, kriptomonedhat patën zhvlerësim të vazhdueshëm.

Për të gjithë rajonin e Europës Lindore, ku raporti fut dhe Shqipërinë, përbën 10.4% të totalit të transaksioneve të kryera gjatë të njëjtës periudhë. Por në të njëjtën hapësirë, 18.2% e vlerës së marrë nga kriptot janë përdorur për financim të aktiviteteve keqdashëse dhe kriminale. Raporti shpjegon se kjo lidhet me luftën Rusi-Ukrainë. Por aty theksohet se përtej situatës së luftës, Europa Lindore ka gjithmonë lidhje të fortë të kriptomonedhave dhe aktiviteteve kriminale.
Gjatë korrik 2021-qershor 2022, në Rusi kanë hyrë rreth 250 mld dollarë vlerë në kriptomonedha. Gjithsesi vlera më e madhe i përket SHBA-së, e cila për të njëjtën periudhë ka marrë 1 trilion dollarë kriptomonedha.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




