Biznes

Në një vit, 59% e bizneseve aktive në vend u bënë pjesë e fiskalizimit

58.5% e bizneseve aktive apo 71.117 prej tyre janё fiskalizuar plotësisht dhe janё lёshuar mbi 188.6 mln fatura të fiskalizuara që prej datës 1 Janar 2021 deri mё 31 Janar 2022. 

Sipas të dhënave të përditësuara të Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve, janë pajisur me certifikatë fiskalizimi 94.770 tatimpagues ose 78% e totalit tё tatimpaguesve aktivë.

Nga statistikat, biznesi i madh ka shifrat më të larta të tatimpaguesëve të pajisur me certifikatë fiskalizimi, 89% e tyre dhe 77% nga biznesi i vogël.

Pёrsa i pёrket ecurisё sё Fiskalizimit vetёm nё muajin Janar 2022, janë pajisur me certifikatë 919 tatimpagues të rinjt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë