Nga Gazeta Si- Në vetëm një javë, Policia Kombëtare spanjolle ka sekuestruar 11 ton kokainë në Galicia dhe Valencia të fshehura në kontejnerë detarë nga Amerika Latine, në atë që policia e konsideron si sasinë më të madhe të kapur në Spanjë dhe një goditje të rëndë për organizatat shqiptare, më “të fuqishmet” në Europë, shkruajnë mediat spanjolle.
Këtë të martë përgjegjësit e Njësisë për Drogën dhe Krimin e Organizuar të Policisë Kombëtare së bashku me ata të Agjencisë Tatimore kanë detajuar rezultatet e dy operacioneve të ndryshme të kryera në fund të nëntorit dhe në javën e parë të dhjetorit.
Nga njëra anë, operacioni Tonara ka qenë kapja më e madhe e kokainës në Galicia me 7.5 ton drogë të hequr nga kontejnerë dhe të fshehur në ton të ngrirë, që rezultoi në arrestimin e pesë personave.
Operacioni i dytë, i quajtur Fulgor, ka rezultuar në arrestimin e 15 personave, dhe sekuestrimin e 3.5 tonë drogë që mbërriti më shumë se një muaj më parë në portin e Valencias.
Siç theksoi edhe kryekomisar i Brigadës Qendrore të Narkotikëve, Antonio Duarte, megjithëse janë dy operacione të ndryshme, ka disa hallka të përbashkëta. Pas të dyja dërgesave qëndrojnë rrjetet shqiptare, të cilat janë organizatat që kanë monopolizuar dërgesën e drogës drejt Europës në kontejnerë të dyfishtë nga deti”, theksoi ai.
Policia e ka cilësuar këtë si operacion historik dhe ka konfirmuar “tregun në rritje” të trafikut të drogës nga organizata kriminale me origjinë shqiptare që kontrollojnë shpërndarjen në Evropë nga vende si Kolumbia dhe Ekuador.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




