Nga Gazeta ‘SI’ – Kreditë me probleme ranë gjatë muajit nëntor, duke qëndruar në kufijtë e 5%, pothuajse sa një vit më parë. Cilësia e kredisë gjatë 2023-shit pati një rënie më të vogël nga se ishte parashikuar.

Ndonëse një kredi më e shtrenjtë, bashkë me zhvlerësimin e euros, sipas Bankës së Shqipërisë kërcënojnë aftësinë paguese të qytetarëve, kjo nuk ka ndodhur. BSH thotë se kjo lidhet me faktin që normat për kreditë e reja kanë ardhur në rënie dhe ato për kreditë e mëhershme janë stabilizuar. Rrjedhimisht, familjet, bizneset nuk kanë pasur presion të shtuar në aftësinë e tyre paguese. Një tjetër faktor është edhe përmirësimi i bilanceve të bizneseve, të cilët kanë përfituar ndjeshëm nga çmimet e larta në vend.
Gjithsesi gjatë gjithë këtij viti, stoku i kredisë së keqe ka pasur luhatje të vazhdueshme, por jo shumë domethënëse. Po sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, kjo ka ndodhur për shkak të zhvlerësimit të euros dhe jo sepse është rritur kredia e keqe.
Në raport vjetor, kreditë më probleme janë shtuar me 0.02%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




