Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë marsit 2025, në Shqipëri u regjistruan 550 mijë hyrje nga të huajt, me një rënie 2.7% nga marsi i një viti më parë.
Sipas INSTAT, në vendin tonë erdhën 1.15 milionë shtetas gjatë marsit, me rritje 0.3% dhe dolën 1.18 mln ose 0.6% më shumë se një vit më parë.

Në Mars 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 604.523, duke pësuar një rritje me 3,3 %, krahasuar me Mars 2024.
Sa i takon daljeve INSTAT konfirmon se në muajin Mars 2025, 621.777 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 2.9 %, krahasuar me Mars 2024. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Mars 2025, janë 560.951. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është ulur me 1.9 %.
Në Mars 2025, 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës. Europa Jugore zë 80 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Europian, ndjekur nga Europa Perëndimore me 7 %.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.