Nga Gazeta ‘SI’ –E shumëpritur sfida e raundit të 27 në Serie A mes Napolit dhe Interit që vlen për kreun e kampionatit dhe ndoshta edhe për titullin, mgjs deri në fund ka ende dhe 11 javë për tu zhvilluar.
Zikaltërit kryesojnë me 1 pikë më shumë se miqtë e ish Antonio Conte-s që nuk do të ketë shërbimin e Frank Anguissa. Simone Inzaghi ka disa mungesa përfshi Yann Sommer por rikthehet Marcus Thuram. Napoli ka fituar vetëm 1 nga 11 ndeshjet e fundit ndaj Inter në Serie A (4 barazime, 6 humbje) dhe prej fillimit ë vitit 2020 ky është rekordi më i dobët që Napoli ka ndaj një rivali në kampionat.

Për të pestën herë në 10 sezonet e fundit, Napoli dhe Inter ndeshen duke qënë në dy vendet e para në klasifikim; në 4 sfidat e fundit, pas suksesit të Napolit (2-1 me golat e Gonzalo Higuaín më 30 Nëntor 2015), janë arritur 3 barazime, përfshi fazën e parë (1-1). Inter nuk humbet në 4 nga 5 transfertat e fundit ndaj Napoli-t në Serie A (2 fitore, 2 barazime); pas fitores së fundit në “Maradona” (3-0 më 3 Dhjetor 2023) zikaltërit mund të fitojnë për të parën herë nga viti 1997 dy ndeshje rradhazi ndaj vendasve. Napoli nuk fiton prej 4 ndeshjesh në kampionat, tre barazime dhe një humbje dhe skuadra e Antonio Conte-s nuk ka zhvilluar asnjëherë 5 ndeshje pa fitore në Serie A.

Inter do të luajë për të dytën herë këtë sezon si kryesuese pas 15 Shtatorit të kaluar (1-1 ndaj Monza-s). Ndërsa pas fitores së fundit (1-0 kundër Genoa-s), zikaltërit mund të fitojnë dy ndeshje rradhazi për të dytën herë në 2025 në Serie A (pas Janarit kur fituan 3-1 ndaj Empoli-t dhe 4-0 ndaj Lecce-s). Romelu Lukaku që luajti 97 ndeshje dhe shënoi 57 gola në Serie A për Inter-in mes 2019 dhe 2023, nëse shënon sot do të arrinte në shifra dysfishe për të 5 herë që nga debutimi në 2019/20). Në këtë periudhë vetëm Lautaro Martínez ka shënuar 10+ gola në 6 sezone në Serie A. Argjentinasi ka shënuar 6 herë në shtëpinë e Napoli-t në Serie A. Vetëm ndaj Juventus-it në Torino ka shënuar 7 herë nëse fiton sot do të ishte e 150 për Lautaro-n në Serie A. Hakan Çalhanoglu ka shënuar në dy nga tre ndeshjet e fundit ndaj Napoli-t në Serie A: në sfidën e parë në shtëpi dhe në “Maradona” një sezon më parë (3-0); Goli i rradhës për mesfushorin turk do të jetë i 50 që shënon në Serie A.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




