Analize

Në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët vënë vulën për qeverinë

Formimi i qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut duket se do të jetë në dorën e partive shqiptare. Pas marrjes së numrit rekord të deputetëve, dhe diferëncës së vogël mes dy partive më të mëdha maqedonase, shqiptarët duket se do të vënë vulën për qeverinë e ardhshme.

Dhe deri më tani, partia më e madhe shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, duket se nuk e ka bërë ende zgjedhjen e saj, duke mos hequr dorë nga kërkesa për kryeministrin shqiptar.

Social Demokratët e ish-kryeministrin Zoran Zaev kanë hedhur poshtë spekulimet se tashmë është kanë arritur një marrëveshje midis tyre dhe BDI-së.

Sipas kësaj teorie, Social Demokratët do të mbanin postin e kryeministrit për tre vjet dhe BDI do të emëronte një Kryeministër vitin e fundit të mandatit të qeverisë, për të përmbushur kërkesën e tyre parazgjedhore që vendi të kishte një kryeministër shqiptar.

Si Social Demokratët ashtu edhe BDI kanë mohuar këtë spekulim, duke këmbëngulur se kontaktet e tyre të mëparshme kanë qenë joformale dhe ata nuk e kishin diskutuar një propozim të tillë.

Por një aleancë midis këtyre partive do të siguronte 61 vende, minimumin e nevojshëm për shumicën, megjithëse vëzhguesit nuk përjashtojnë përfshirjen e mundshme të një partneri të tretë për të forcuar bazën e tyre në parlament.

Në zgjedhjet e parakohshme, BDI fitoi 15 vende ndërsa rivalët e saj shqiptarë, një koalicion midis Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa, fituan 12 vende. Partia Levica [e majta] fitoi dy vende dhe Partia Demokratike Shqiptare, PDSH, një.

Kjo do të thotë që partia VMRO DPMNE nën Hristijan Mickoski, e cila gjithashtu synon të përpiqet të mbledhë shumicën, nuk mund ta arrijë këtë qëllim vetëm me BDI. Së bashku, të dy partitë do të kishin 59 deputetë, kështu që do të duheshin të paktën dy deputetë të tjerë për një shumicë të thjeshtë . Mickoski nuk i ka zbuluar kartat e tij, duke thënë vetëm se është i gatshëm të bisedojë me të gjithë partnerët e mundshëm.

Ndërkohë, burime të pakonfirmuara thonë për mediat maqedonase se VMRO DPMNE i ka përafruar qëndrimet me BDI-në për të formuar qeveri. Mbrëmjen e së enjtës, mediat në Shkup shpëthyen me informacione se VMRO-DPMNE dhe BDI janë para marrëveshjes për formim të Qeverisë me kryeministër shqiptar. Sipas burimit, liderët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, Ali Ahmeti dhe Hristian Mickoski janë dakorduar se kryeministër i parë do të jetë Lazar Elenovski , i cili do të deklarohet edhe shqiptar edhe maqedonas. Në këtë mënyrë BDI do të ketë argument se e ka realizuar kërkesën për kryeministër shqiptar, ndërsa edhe anëtarësia e VMRO-DPMNE-së nuk do të ketë revoltë, sepse për Elenovskin do të jetë e qartë se ‘deklarimi që është shqiptar është vetëm për nevojat e politikës ditore’

Ndërsa BDI perceptohet si asi nën mëngë, rezultati i ngushtë i zgjedhjeve do të thotë që, për përbërjen e kabinetit të ardhshëm, partitë e tjera më të vogla gjithashtu mund të luanin një rol vendimtar.

Teorikisht, një koalicion midis Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa, Levica dhe PDSH, me Social Demokratët, gjithashtu do të kishte 61 ligjvënës.

Sidoqoftë, do të ishte e vështirë që secili prej dy blloqeve kryesore të joshte BDI-në dhe rivalët e tyre shqiptarë në një qeveri të ardhshme së bashku.

Aleanca Për Shqiptarët javën e kaluar kundërshtoi ashpër thirrjen e BDI për një platformë gjithëshqiptare, sipas së cilës vetëm ajo, si partia më e fortë shqiptare, do të jetë në gjendje të negociojë për hyrjen në një kabinet të ardhshëm.

Sipas afateve, Presidenti Stevo Pendarovski ka kohë deri në 14 gusht për t'i dhënë një mandat një Kryeministri të caktuar për të formuar një shumicë. Kryeministri i caktuar më pas do të ketë 20 ditë për ta formuar, do të thotë deri në fillim të shtatorit.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot e informoi ambasadoren gjermane në vend, Anke Holshtajn se partia e tij po zhvillon bisedime serioze për të formuar shumicë të re, të qëndrueshme parlamentare dhe një qeveri të re që do të funksionojë në interes të qytetarëve.

“Zhvillimi dhe promovimi i ekonomisë dhe reformat në gjyqësor do të jenë prioritetet kryesore të qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja dhe do ta dëshmojmë këtë në njëqind ditët e para të mandatit”, tha Zaev.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë