Ka ndodhur

Në makinë me 84 mijë € drejt daljes nga Shqipëria, nën hetim 2 polakë

Gazeta Si - Dy shtetas polakë janë vënë nën hetim, pasi tentuan të kalonin jashtë territorit shqiptar disa mijëra euro të padeklaruara në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Në automjet, policia kufitare, gjeti rreth 84 mijë euro. Dy turistët u proceduan në gjendje të lirë për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Policia tha se në dalje të RSh-së, u kalua për kontrolle në vijë të dytë, automjeti me të cilin lëviznin shtetasit polakë M. K., 35 vjeç dhe M. G., 33 vjeçe. Policia gjeti në këtë automjet rreth 84 000 Euro që 2 shtetasit synonin t’i nxirrnin nga vendi, pa i deklaruar.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të 2 shtetasit polakë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë