Nga Gazeta ‘Si’ - Nga prurjet turistike që vizituan Shqipërinë gjatë muajit maj, shumica e tyre ishin gjermanë.
Sipas të dhënave të INSTAT në publikimin për strukturat akomoduese, rezulton që 9.1% e vizitorëve jo rezidentë në muajin maj ishin nga Gjermania. Megjithatë, ata ishin të dytët pas qytetarëve nga Kosova, me 12.7%.
LEXO EDHE:
Taksa e shërbimit hotelier/ Turistët në Shqipëri s'qëndrojnë pak por subjektet nuk i deklarojnë
Të tretët ishin italianët me 7.8%, të ndjekur nga polakët me 3.4% dhe anglezët me 2.9%.
Të dhënat tregojnë se gjatë majit ka patur një rritje të vizitorëve me 38% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Numri i vizitorëve rezident është rritur me 17.4% ndërsa i atyre jo-rezident me 52.2%.
Edhe numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 46.7% në krahasim me majin e vitit të shkuar ku zgjerimin më të lartë e ka shënuar numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident me 57%.
Numri i netë qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 42.1 %
Sipas të dhënave, numri i vizitorëve jo-rezident që janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë, me 2.5 herë. Në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 98.5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Rritet ndjeshëm norma e shfrytëzimit të dhomave
Gjatë majit, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 18.7 %, kundrejt 16% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 21.1 %, kundrejt 15.3 % që ishte në maj të 2022-shit.
Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.
Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se gjatë majit kanë hyrë në Shqipëri 705 mijë shtetas të huaj.
Një raport i fundit nga Co-Plan mbi financat vendore tregoi se turistët nuk qëndrojnë pak në Shqipëri por subjektet nuk i deklarojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.