Nga Gazeta Si – Widzew Łódź zyrtarizoi dardanin Andi Zeqiri si sulmuesin e ri në ditën e fundit të merkatos së verës në Poloni.
Pjesë e përfaqësueses sëZvicrës ai u transferua nga KRC Genk për rreth 2 milionë euro duke u bërë lojtari më i shtrenjtë për klubin nga Łódź.
Aksioneri mazhoritar, Robert Dobrzycki solli në skuadër emra si Mariusz Fornalczyk, Samuel Akere, Ricardo Visus dhe Stelios Andreou.
Por qershinë mbi tortë e kishte ruajtur për ditën e fundit. Andi Zeqiri që ka luajtur 16 herë me Zvicrën u iu bashkua Widzew në titull definitive nga KRC Genk.

Kontrata e re ka një kohëzgjatje deri në 30 Qershor 2029. Ai ka luajtur me Augsburg në Bundesliga, Bazel në Zvicër,
Genk dhe Standard Liege në Belgjikë. Sezonin e kaluar zhvilloi 28 ndeshje për KRC Genk dhe shënoi 10 gola e dha 4 asists.
Łódź shpenzoi rreth 2 milionë euro për të dhe Zeqiri do të jetë një nga lojtarët më të paguar në Ekstraklasa.
Ai nuk është shqiptari i vetëm te Widzew Łódź. Atje ai do të bashkohet me Juljan Shehun (prej vitit 2022 në skuadër), Dion Gallapeni-n dhe Lindon Selahin që u transferuan këtë sezon në Łódź.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



