Nga Gazeta Si – Pritja mori fund dhe kuqezinjtë sot luajnë përballë Serbisë në një sfidë ku vendasit synojnë të rikthehen te fitorja në Grupin K kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Serbia ndodhet në vendin e tretë me 7 pikë pas 3 ndeshjeve, ndërsa kuqezinjtë mbajnë vendin e dytë me 8 pikë, por kanë luajtur një takim më shumë.
Serbët u tronditën në ndeshjen e fundit ndaj Anglisë, ku pësuan 5 gola – një humbje që përbën pengesë të madhe në garën për vendin e parë në grup.
Megjithatë, bilanci i deritanishëm mbetet pozitiv: dy fitore, një barazim dhe një humbje në 4 takime, rezultat që i mban në garë të plotë për një vend në kreun e tabelës, vetëm 1 pikë pas Shqipërisë.
Skuadra e Dragan Stojkoviçit barazoi 0-0 me kuqezinjtë në përballjen e parë në Qershor, por fitoi dy nga tre ndeshjet pasardhëse – ndaj Andorrës dhe Letonisë – përpara humbjes së thellë me Anglinë.
Serbia ka marrë pjesë në 3 nga 4 Kupat e fundit të Botës, por është eliminuar në fazën e grupeve, përfshirë edhe Euro 2024.
Dy kombëtaret janë përballur 3 herë në histori, me bilanc të barabartë: një fitore secila dhe një barazim.
Fitorja e vetme e serbëve ndaj Shqipërisë daton në Tetor 2015, në eleminatoret për Euro 2016.
- Sfidat direkte
14.10.2014 – Serbi vs. Shqipëri 0-3
08.10.2015 – Shqipëri vs. Serbi 0-2
07.06.2025 – Shqipëri vs. Serbi 0-0
Në kampin kuqezi, Shqipëria vjen pas një fitoreje 1-0 ndaj Letonisë më 9 Shtator, falë penalltisë së Kristjan Asllanit në pjesën e parë.

Skuadra e Sylvinho-s renditet e dyta në grup me 8 pikë pas 5 ndeshjesh (2 fitore, 2 barazime, 1 humbje).
Kuqezinjtë kanë qenë solidë në mbrojtje, duke pësuar vetëm 3 gola, por kanë vështirësi në fazën sulmuese, me vetëm 5 gola deri tani.
Shqipëria ende nuk ka arritur të kualifikohet kurrë në një Kampionat Botëror, ndaj ndjek një ëndërr historike.
Megjithatë, ajo ka marrë pjesë në 2 nga 3 Kampionatet e fundit Evropiane, përfshirë Euro 2024, ku u eliminua në fazën e grupeve.
Për Serbinë, mungesat janë të rëndësishme: Nikola Milenkoviç, i pezulluar pas kartonit të kuq kundër Anglisë, dhe Sasa Lukic, i pezulluar për shkak të kartonave të verdhë.
Në vend të tyre, pritet të aktivizohen Milos Veljkoviç në qendër të mbrojtjes dhe Nemanja Gudelj në mesfushë, ndërsa Dusan Vlahoviç pritet të ruajë vendin si qendër-sulmues.
Në krahun tjetër, trajneri Sylvinho pritet të ruajë të njëjtin formacion që nisi ndeshjen ndaj Letonisë.
Rey Manaj (golashënuesi më i mirë i skuadrës me 10 gola) pritet të udhëheqë repartin ofensiv, ndërsa Qazim Laçi të jetë sërish titullar në mesfushë.
Pavarësisht formës jo të mirë në “Premier League” me Burnley-n, Armando Broja mund ta nisë si titullar këtë transfertë të rëndësishme për kuqezinjtë.
- Formacionet e mundshme
Serbia: Petrovic; Erakovic, Veljkovic, Pavlovic; Maksimovic, Gudelj; Nedeljkovic, Zivkovic, Ilic, Kostic; Vlahovic
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Djimsiti, Mitaj; Asllani, Shehu, Laci; Broja, Manaj, Bajrami
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



