Ka ndodhur

Në Kukës babai rreh vajzën, djali i kthehet për të mbrojtur motrën

Gazeta Si - Një 56-vjeçar nga fshati Zall Lusen në Kukës është vënë në pranga, pasi ka goditur me mjete të forta vajzën 19-vjeçare.

Policia bën me dije se në kërkim është shpallur djali i tij 17-vjeçar, i cili për të parandaluar dhunën e mëtejshme ndaj së motrës, ka rrahur me mjete të forta më pas të atin.

Policia thotë se me finalizimin e operacionit policor të koduar "Lusen", për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës, u arrestua në flagrancë E. P., 56 vjeç, banues në fshatin Zall Lusen, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë