Ka ndodhur

Në kërkim prej dy vitesh për kultivim dhe shitje kanabisi, në pranga 34-vjeçari

Gazeta Si - Një 34-vjeçar është arrestuar në Fushë Krujë, pasi ishte shpallur në kërkim në 2021 për kultivim kanabisi. Policia tha se u ndalua A.T., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve", të kryera në bashkëpunim.

Gjatë një operacioni të zhvilluar në qershor të vitit 2021, për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në afërsi të banesës së tij, në Larushk, janë gjetur të kultivuara në dy sera, 280 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se 34-vjeçari i kishte kultivuar në bashkëpunim me babanë e tij.

Gjithashtu, në banesën e këtyre dy shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 5 kilogramë lëndë bimore të dyshuar narkotike cannabis sativa.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë