Drejtësia

Në kërkim për trafik droge në Gjermani, sekuestrohen pasuritë e një personi dhe babait të tij

Gazeta Si – Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shqiptari të shpallur në kërkim nga Gjermania dhe të babait të tij.

Sipas njoftimit të organit të akuzës, Sh.K., është në kërkim ndërkombëtar në Gjermani për “trafik të narkotikëve” që nga viti 2022.

Ata nuk justifikojnë burimet financiare për të siguruar pasuritë e regjistruara, ndaj si rrjedhojë u vendos sekuestrimi i tyre.

Mes pasurive të sekuestruara përfshihen tre apartamente, një biznes në zonën bregetare të Durrësit dhe një garazh:

1- Pasuria e paluajtshme njësia nr.16, në Zonën Kadastrale 8518, Plazh Durrës, me sipërfaqe 191.00 metra katrorë, e përfituar nga shtetasi I.K;

2 – Pasuria e përfituar me kontratën për kalim të drejtash datë 31.08.2017, me perfitues shtetasin Sh.K.;

a). apartament nr.36, tipi 1+1, sipërfaqe neto 56.69 m², me sipërfaqe të përbashkët 8.44 m², dhe sipërfaqe totale 65.13 m² seksioni nr.3, kati i tretë banimi, (i katërt mbi tokë) i përbërë nga një dhomë e një kuzhinë dhe ambjente të tjera përdorimi të përbashkët;

b) Pasuria apartamenti nr.39, tipi 1+1, sipërfaqe neto 56.69 m² me sipërfaqe të përbashkët 8.44 m², dhe sipërfaqe totale 65.13 m² seksioni nr.3, kati i katërt banimi, (i pesti mbi tokë) i përbërë nga një dhomë e një kuzhinë dhe ambjente të tjera përdorimi të përbashkët;

c) Pasuria garazh me nr.28; si dhe

3- Pasuria e përfituar nga shtetasi Sh.K, me anë të kontratës së porosisë me nr.1265, apartament me sipërfaqe ndërtimi në total 104.8m², ambiente të përbashkëta 10.5m², në rrugën “Don Bosko” Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë