Një 55-vjeçar i shpallur në kërkim prej 1 viti është arrestuar në Fier. Policia thotë se ai është Ferdinand Muskaj, banues në Fier, ndaj të cilit ka masë sigurie arrest në burg në mungesë më datë 24 mars 2020.
I ndaluari akuzohet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ferdinand Muskaj tentoi të vriste me armë zjarri 35-vjeçarin M.Rr. më 11 mars 2020 në lagjen “11 Janari” në Fier.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.