Drejtësia

Në kërkim për përndjekje të reperit Noizy, ekstradohet nga Dubai ‘Cllevio’ (video)

Nga Gazeta Si- Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si ‘Cllevio’ është ekstraduar nga Dubai për në Shqipëri.

Ahmeti, i cili është një personazh i njohur në rrjetet sociale, ishte në kërkim nga autoritetet në Tiranë dhe Fier për përndjekje dhe thyerje të masës së sigurisë.

Në vitin 2024, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi akuzohet se për disa vjet, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, reperin Rigers Rajku, i njohur si Noizy dhe familjarë të tij.

Gjithashtu, 39-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Fierit, në vitin 2024, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë