Gazeta Si – Pas juristes I.B., është arrestuar këtë të martë edhe punonjësi i dytë i DRSHTRR në Elbasan, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin falsifikuan kontratat e 3 automjeteve që i kishin marrë me qira dhe i shitën për 20 mijë euro pasi iu hoq GPS.
Policia thotë se në pranga ka rënë 25-vjeçari R.L.,, punonjës në këtë institucion, së bashku me 38-vjeçarin M.Z., banues në Elbasan.
E arrestuar për këtë ngjarje është edhe një tjetër punonjëse e Drejtorisë së Transportit Rrugor Elbasan, një 37-vjeçare, e vënë në pranga një ditë më parë.
Dy punonjësit e DPSHTRR Elbasan së bashku me dy persona të tjerë, Th.B. dhe M.Z. kanë shitur 3 automjete që pasi i morën me qera, iu hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




