Gazeta Si – Një 27-vjeçar është arrestuar në Cërrik, i akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike. Policia njofton se i riu, i identifikuar si shtetasi Mirjon Qokli, do të ekstradohet drejt Kosovës, ndërsa ka nisur procedura.
Qokli dyshohet si pjesëtar i grupit kriminal që akuzohet nga autoritetet kosovare se fshihen pas laboratorit të drogës të ndërtuar në Pejë ku dhe u sekuestruan 1 ton kanabis.
“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Mirjon Qokli, 27 vjeç, banues në Cërrik. Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.