Ka ndodhur

Në kërkim për drogë dhe vjedhje, arrestohen dy shqiptarë në Gjermani

Gazeta Si – Dy shqiptarë kanë rënë në pranga në Gjermani, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale në Shqipëri. 

Sipas asaj që njofton policia, janë arrestuar me qëllim ekstradimin  në Shqipëri, 44-vjeçari Brian.S, dhe 20-vjeçari Klevis.Gj.

“Në vitin 2022, Gjykata e Korçës i ka caktuar 44-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka shitur lëndë narkotike Kokainë, në lokalin e tij, në Pogradec. Në vitin 2024, Gjykata e Tiranës e ka dënuar 20-vjeçarin, me 6 muaj burgim, për vjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë lidhur me akuzat ndaj dy të arrestuarve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë