Nga Gazeta ‘Si’- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 31-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim.
Kristian Kovaçi(Pacani) ishte në masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, nga gjykata e Lezhës.
31-vjeçari ishte dënuar gjithashtu nga gjykata e Shkodrës me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




