Gazeta Si - Amar (Dritan) Shkëmbi, i cili akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, është arrestuar në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.
GJKKO i ka caktuar 39-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilesuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar krininal”.
Arrestimi i tij lidhet me ngjarjen e vitit 2019, ku në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, është tentuar të vritet me armë zjarri ish-prokurori Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Arjan Ndoj, i cili qarkullonte me automjet, së bashku me 2 persona të tjerë.
Si pasojë e të shtënave është plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital shoferi i prokurorit Andi Maloku dhe ka mbetur i plagosur ish-prokurori Arjan Ndoj.
Në 20 janar 2023, SPAK tha se në lidhje me atentati në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Sukthit, u organizua dhe finalizua nga 11 persona që bashkëpunuan si grup kriminal.
Në rolin e qitësit, SPAK thotë se ishte shtetasi Redjan Rraja, ADN e të cilit u gjet në sendet e sekuestruara në makinën e përdorur në atentat dhe të braktisur në Shkafanë të Ishmit, si dhe shtetasi tjetër Arjol Halilaj. Të dy janë të arrestuar dhe po gjykohen.
Hetimet nxorën në dritë se në organizimin dhe sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen kanë marrë pjesë edhe 9 persona të tjerë, 6 prej të cilëve u arrestuan.
Të arrestuar:
Bashkim Haxhija
Marsel Decka
Endrit Sinani
Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku
Juljan Pjetri
Amar (Dritan) Shkëmbi
Në kërkim:
Plarent Dervishaj
Julian Meçaj
Ramazan Rraja
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.