Ka ndodhur

Në kërkim për 137 kg kokainë, Gentian Malindi arrestohet në Vorë me mbi 12 mln lekë dhe dokumente false

Gazeta Si - Pas 3 vjetësh nga shpallja në kërkim për sasinë e kokainës prej 137 kg, Gentian Malindi është arrestuar nga policia për llogari të SPAK.

Ai u arrestua në afërsi të Urës së Gjolës në Durrës, ku gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 1.050 euro, 11.500 lekë të rinj, 3 aparate celulare dhe dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara.

Ai ka qenë në kërkim pasi akuzohet se porositi 137 kilogramë kokainë në Ekuador e cila u zbulua në Portin e Pireut ku ngarkesa u zëvendësua me oriz nga autoritetet për të vijuar drejt Durrësit.

Aktualisht në qeli për këtë ngjarje janë Altin Myslihaka dhe Adrian Bega, të konsideruar si bashkëpunëtorë në këtë rrjet të trafikut.

Pas tri ditëve lundrim në det katër kontenierët të cilët grupi i Gentian Malindit i priste me kokainë në Durrës kanë prekur tokën shqiptare mbrëmjen e 17 shtatorit 2019 në orën 21:24 minuta ndërsa më 19 shtator të thirrur nga Malindi, Altin Myslikhaka dhe Ardian Bega paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontenierët duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore.

Kokaina ishte zëvendësuar në portin e Pireut, Greqi, me oriz me qëllim dorëzimin e kontrolluar dhe kapjen e pritësve të saj në Shqipëri.

Sipas prokurorisë porositësi i sasisë së lëndës narkotike ishte Gentian Malindi. Pakot që ishin zëvendësuar me oriz u gjendën më 19 shtator 2019 të hedhura në hyrjen e një tuneli në vendin e njohur si Shkëmbi Kavajës, i cili ndodhët në rrugën dytësore, në anën lindore të autostradës e cila mban drejtimin e lëvizjes Golem-Plepa.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë