Ka ndodhur

Në kërkim nga Spanja, në pranga 35-vjeçari në doganën e Hanit të Hotit

Gazeta Si - Një 35-vjeçar është arrestuar në doganën e Hanit të Hotit. Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle.

Pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, rezultoi se 35-vjeçari  i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga autoritetet në Spanjë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Policia thotë se vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi. Ndërkaq në portin e Durrësit, u arrestua një 47-vjeçar turk. Nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se posedonte një leje qëndrimi në Francë, të dyshuar të falsifikuar. Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë