Gazeta Si – Një 33-vjeçar është arrestuar në Laç, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 33” me akuzën e vjedhjes si pjesëmarrës në një organizatë kriminale në Itali.
Policia tha se e lokalizoi Klaus Nikollin, lindur në Laç dhe e arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimi drejt shtetit fqinj.
Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Milanos i ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën prenale “Vjedhja”, kryer në rrethana rënduese dhe në kuadër të organizatës kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




