Ka ndodhur

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Durrës 41-vjeçari

Gazeta Si - Një 41-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Tornado” është arrestuar këtë të shtunë. Sipas policisë, shtetasi me iniciale E.L., u kap në Durrës pas një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Italia për trafik droge.

“Gjykata e Brescias /Itali me datë 29.09.2024 ka lëshuar vendim “urdhër arresti ndërkombëtar” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë