Gazeta Si – Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në aksin Fier-Vlorë. Policia tha e në pranga është vënë Olsi Kapllanaj, i cili kërkohej nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të organizatës kriminale.
Për këtë vepër penale, Gjykata në L’Aquila të Italisë, i ka caktuar Kapllanajt, masëen e sigurie “Arrest në burg”. 20-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Italisë.
“Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me strukturat e Policisë italiane, të koordinuar nga rrjeti ndërkombëtar ENFAST, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale kapën në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, O. K., 20 vjeç, banues në Ballsh”, – thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.