Ka ndodhur

Në kërkim nga Gjermania për vjedhje dhe plagosje, arrestohet 35-vjeçari turk në Morinë

Gazeta Si – Një 35-vjeçar nga Turqia është arrestuar në Morinë të Kukësit pasi ishte i shpallur në kërkim nga drejtësia gjermane.

Autoritetet atje kërkojnë ekstradimin e tij pasi i është caktuar masa e sigurisë arrest në burg për vjedhje dhe për plagosje.

“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Sektori për Hetimin e Krimeve i DVP Kukës, me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi turk Z. O., 35 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjermane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje dhe për plagosje”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë