Një 46-vjeçar, i cili kërkohej nga drejtësia italiane për trafikim narkotikësh është arrestuar nga policia në bashkëpunim me Interpolin.
Në pranga ka rënë, Ermir Lekstakaj, i cili pritet të ekstradohet drejt shtetin italian.
Lekstakaj, banues në fshatin Balldre, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Firences e ka dënuar me 11 vite e 7 muaj burgim, për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup kriminal.
Po ashtu, 46-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Firences edhe për plagosje, rrëmbim personi e kundërshtim të punonjësit të policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




