Nga Gazeta ‘SI’- Një 43-vjeçar është arrestuar në rrugën “Don Bosko” në Tiranë me qëllim ekstradimin në Itali.
Elton Miha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia pasi është dënuar nga Gjykata e Apelit në Firence me 11 vite e 10 muaj burg për veprat penale “Vjedhje e rëndë”, “Shfrytëzim prostitucioni”, dhe “Shkelje e ligjit për migracionin”.
Njoftimi:
“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendimi”.
43-vjeçari i dënuar me 11 vite dhe 10 muaj burgim për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes, të shfrytëzimit të prostitucionit dhe migracionit.
Në kuadër të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Vendimi”.
Si rezultat i operacionit, në rrugën “Don Bosko” u bë e mundur kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi, i shtetasit Elton Miha, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences/Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 11 vite e 10 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhje e rëndë”, “Shfrytëzim prostitucioni”, dhe “Shkelje e ligjit për migracionin”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje