Nga Gazeta ‘Si’- Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar në Durrës.
I riu është identifikuar si Fatjon Berisha alias Bledar Berisha.
36-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë pasi Gjykata e Romës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




