Gazeta Si – Një 62-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga në Gjermani.
Sipas policisë, F. I., 62 vjeç, shtetas i Kosovës, ishte shpallur nga Interpol Tirana, pasi dyshohet të ketë kërcënuar një grua, duke i kërkuar 5 000 euro në mënyrë që të mos i publikonte një video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht edhe mbesën e saj.
Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 03.02.2022, i ka caktuar masen e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Ngacmimi seksual”.
Kapja e 62-vjeçarit erdhi si rezultat i informacionit të siguruar nga Policia shqiptare dhe i shkëmbimit të tij me homologët gjermanë. Ndërkohë, po kryen procedurat për eskstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




