Gazeta Si – Një 28-vjeçar, i identifikuar si Elton Kola, është arrestuar, teksa qarkullonte në aksin që lidhte qytetin e Shkodrës me Vaun e Dejës.
Mësohet se i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të autoriteteve spanjolle pasi akuzohet se kishte kultivuar bimë narkotike “kanabis” në një ambient të përshtatur me llampa. Gjithashtu ndaj tij rëndon edhe akuza e vjedhjes së energjisë elektrike.
Gjykata e Barcelonës i ka caktuar masën “arrest me burg”. Pas arrestimit, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.