Ka ndodhur

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Një 31-vjeçar është arrestuar në një lokal tek Unaza e Re në Tiranë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Policia thotë se 31-vjeçarit me inicialet E.P, i është dhënë masa “arrest me burg” nga Gjykata e Milanos, pasi  akuzohet për trafik droge e grup kriminal.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar duke caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Grup kriminal’ dhe ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’, për të cilat maksimumi i dënimit është 30 vite”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ai do të ekstradohet në Itali për të dalë përballë drejtësisë në shtetin fqinj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë