Ekonomi

Në Japoni frikësohen nga deflacioni, jo inflacioni

Një restorant në Tokyo, uli çmimin e pulës së pjekur me 50 cent, një firmë bluzash po i shet ato me 1 apo 2 dollarë më pak dhe produktet shtëpiake ranë me 35%.

Në Japoni, “kampionia e botës në deflacion”, inflacioni i Amerikës është një zjarr në bregun tjetër.

Shteti japonez ka rreth 8 vite që shpenzon triliona dollarë për të stimuluar ekonominë, por çmimet vazhdojnë të bien përsëri.

Çmimet e konsumit në Japoni këtë vit ranë me o.4% në krahasim me vitin e kaluar dhe Banka Qendore po diskuton politika se si të shpërndajë një frymë entuziasmin tek konsumatorët, ndërkohë që synojnë një nivel inflacioni me 2.2%.

Japonia ka rreth dy dekada që vuan nga deflacioni. Konsumatorët joshen nga çmimet e ulëta, por kjo mund të çojë në një mungesë investimesh në vend dhe paga shumë të ulëta.

Situata në Japoni ka frikësuar edhe shtetin amerikan ku sapo u miratua programi u ndihmës ekonomike rreth 1.900 trilionë dollarë. Powell, drejtues i Bankës Federale në SHBA, i frikësohet mendësisë deflacioniste, që Japonia  e përshkruan si “komplekse dhe ngjitëse”, sepse njerëzit presin që çmimet të qëndrojnë të ulëta dhe kompanitë të jenë njësoj.

Tregu i aksioneve në Japoni është gjithashtu jo shumë familjar, ku për herë të parë pas 30 vitesh, shënoi rritje me stimulin e Bankës Qendrore. Shumë pak njerëz mund të posedojnë dhe të luajnë me aksionet atje.

“Nuk do të na dukej e çuditshme edhe nëse do të na duhet 10-20 vite për të kapur inflacionin 2%.”

Banka Qendrore e Japonisë sapo bleu aksione me vlerë 55 miliardë dollarë dhe njoftoi se mund të blejë edhe më shumë nëse nevojitet.

Ekonomistët thonë që inflacioni mund të përmirësohet sa të lehtësohet pandemia dhe njerëzit të vazhdojnëtë blenë si më parë.

Shumë biznese që ofrojnë shërbime i janë ulur çmimet  e tyre që të kenë sa më shumë klientë.

Sipas ekonomistëve, konsumatorët e dinë që kompanitë nuk do të rrisin pagat për një kohë të gjatë dhe ata heziztojnë të shpenzojnë. Procesi i vaksinimit gjithashtu, po ecën shumë ngadalë në shtetin aziatik. Shumica e popullsisë nuk do të kenë nisur vaksinimin kur të vijë vera.

Qeveria japoneze është shprehur se: “Po shtohet uria për shpenzim”.

Burimi: WallStreetJournal


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë