Nga Gazeta ‘SI’ - 273.5 mld lekë kredi kanë marrë qytetarët shqiptarë vetëm gjatë muajit janar. Edhe pse normat e interesit vijojnë të jenë të larta, mbeten ende stimuluese për ekonominë.
Të dhënat e Shoqatës së Bankave tregojnë se pjesa më e madhe, 184.8 mld kanë shkuar për blerjen e një pasurie të patundshme. Vlera është rreth 5 mld lekë më e lartë se në dhjetor të 2023-shit dhe rreth 15 mld më e lartë se një vit më parë. më shumë se 51 mld lekë ishin kredi konsumi.
Në total bankat tregtare kanë kredituar dhënë hua 730.1 mld lekë vetëm për muajin janar 2024.
Janë korporatat private jofinanciare që kanë përfituar vlerën më të madhe të kredisë për janarin, 414 mld lekë. Sipas qëllimeve, 158.5 mld lekë kanë shkuar për blerje pasurish të paluajtshme, 96.2 mld overdraft, 81 mld për blerje pajisjesh dhe 70 mld lekë kapital qarkullues.
Korporatat publike kanë marrë në total një hua prej 18.4 mld lekësh, kryesisht në formën e overdraftit.
Sipas shifrave, më shumë se gjysma e kredive, rreth 450 mld lekë, janë për t’u shlyer në afatgjatë, mbi 5-vjecare, ku dominojnë individët dhe monedha lek.
Valuta rezulton të jetë më e preferuar për kreditë afatmesme 1-5 vjeçare dhe bizneset e mëdha.
Normat e interesit luhaten nga 5 deri në 8% sipas llojit të kredisë dhe monedhës. Ato raportohen më të larta për individët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.