Treg

Në janar, më shumë individë siguruan shëndetin, por sigurimi i makinës mbetet parësor

Gjatë janarit 2022, sigurimet për shëndetin u rritën ne 26.1% nga një vit më parë, por sigurimet motorike vazhdojnë të jenë të parat, në nivelin e 63.5% të totalit, ndonëse sigurimet në tërësi patën rënie në raport vjetor.

Grupi jeta dhe shëndeti përbëjnë 17% të sigurimeve dhe prona 16.9%.

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar 2022 kapën vlerën 1.422 milionë lekë, ose 5.16% më pak se në janar 2021. Numri i kontratave të lidhura u rrit me 17.7%, në 83.798 në total, por të ardhurat ranë me 5.2% ose 1.422 mln lekë. 92.6% e këtyre të ardhurave erdhën nga sigurimet e jo-jetës dhe vetëm 7.4% nga sigurimet e jetës.

Edhe pagesat e dëmeve patën rënie. Ato arritëm në 387 mln lekë, 28.4% më pak se janari i shkuar, ku sipas AMF-së atëherë janë ndarë dëmshpërblimet për tërmetin e 2019-s.

Në tregun sekondar të titujve për vitin 2021,  kanë dominuar investimet në instrumente afatshkurtër, bono thesari, në masën e 58.13% dhe pjesa tjetër në ato afatgjatë, obligacione. 79.06% e të gjitha transaksioneve të i takojnë bonove të thesarit. Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.21% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Preferenca për ka zgjatur gjatë dy vjeçarit të fundit, lidhur me pasiguritë financiare në vend, por edhe yield-eve të ulëta, që nuk garantonin një kthim joshës në një periudhë afatgjatë, siç janë obligacionet.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve për 2021-shin, rezultoi me 8.2% rritje, me  33.571 anëtarë në total dhe vlerë neto prej 4.584 milionë lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë