Motosport

Në Imola pritet një ‘det i kuq’, mbi 100 mijë bileta të shitura deri tani

Gazeta Si – Janë më shumë se 100.000 bileta të shitura për fundjavën e Çmimit të Madh të Imolës në Formula 1. Një interesim i jashtëzakonshëm nga fansat italianë, i nxitur pa dyshim nga rezultatet e mira të Ferrarit në tri garat e para të Botërorit 2022.

“Deri pak muaj më parë ky interesim ishte i paimagjinueshëm dhe pak besonin, ndërsa tani Imola, qyteti ynë, është bërë protagonist në panoramën ndërkombëtare”, – shkruan në një postim në rrjetet sociale kryebashkiaku i Imolës, Marko Panieri.

Nga nje gare ne pisten e Imolas. Gazeta Si, 15 prill 2022

“Autodromi ynë Enzo e Dino Ferrari, pas 16 vitesh, do të përjetojë sërish emocione të mëdha që lidhen me kompeticionin më të rëndësishëm botëror të automobilizmit. Falënderoj të gjithë partnerët që kanë besuar në suksesin e këtij Çmimi të Madh”, – ka shtuar ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë