Nga Gazeta Si – Lando Norris fitoi “Hungarian Grand Prix” pas një dueli fundor me shokun e skuadrës te McLaren, Oscar Piastri.
Britaniku që zgjodhi një strategji alternative arriti fioren e 9 në karrierë dhe të 200 për Mclaren që çoi edhe një herë dy makinat e saj në dy vendet e para.
I nisur nga “pole position”, Charles Leclerc ruajti kryesimn ndaj Piastri-t deri në hyrjen e parë në bokse.
Por strategjia me dy ndërrime gomash dhe konsumi bënë që monegasku dhe australiani ta gjenin veten pas Norris që hyri vetëm një herë në bokse.

Pavarësisht disa tentativave, Piastri nuk ja doli të parakalonte Norris që e mbylli garën me një diferencë prej 0.698 sekondash për fitoren e 5 të sezonit.
Sukses që e afroi 9 pikë ndaj Piastri-t në klasifikimin e përgjithshëm përpara pushimeve verore. George Russell parakaloi Leclerc në vështirësi dhe plotësoi podiumin për Mercedes.
Leclerc u detyrua të pranojë mes zhgënjimit vendin e 4 dhe shleu një penalitet 5 sekondësh për drejtim të rrezikshëm të makinës gjatë duelit me Russell.

Fernando Alonso kreu një garë solide të cilën e mbylli në vendin e 5 për Aston Martin, ndërsa Lance Stroll u rendit dy vende më poshtë.
Mes tyre u vendos Kick Sauber i Gabriel Bortoleto-s në një tjetër paraqitje pozitive të debutuesit. Liam Lawson hyri në zonën e pikëve me vendin e 8 për Racing Bulls, ndjekur nga Red Bull i Max Verstappen në të 9.
Holandezi duhet të presë edhe rezultatin e një investigimi pas incidentit me Lewis Hamilton që detyroi Ferrari-n të ndjekë një trajektore të gjerë. Kimi Antonelli mori pikën e fundit me vendin e 10 për Mercedes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



