Pas disfatës 2-0 në Çeki, Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë sot ndeshjen e radhës në Nations League, atë përballë Gjeorgjisë.
Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Mikheil Meskhi” të Tbilisit është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Kombëtares në këtë kompeticion, e cila ka mbledhur vetëm 3 pikë në 3 ndeshje të luajtura.
Aktualisht, Shqipëria renditet në vendin e tretë, teksa një fitore në këtë trasfertë, mund të rikthejë edhe njëherë shpresat për t’u kualifikuar në raundin tjetër,
Skuadra zhvilloi seancën e fundit stërvitore, që zgjati pak më shumë se 1 orë. Në minutat e para u fokusua te përgatitja atletike, ndërsa më pas stërvitja te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme të lojës, duke provuar edhe goditjet në portë.
Deri më tani është raportuar se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë probleme fizike, përjashtuar kapitenin Berat Gjimshiti i cili do të mungojë.
Ndeshja Gjeorgji- Shqipëri e vlefshme për UEFA Nations League luhet në orën 18:00.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.